Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Haradinaj ka përmendur 5, 12 dhe 19 prillin si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa e kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos pjesëmarrjen e tyre
“Nga mesanata dje ka filluar afati 30 ditor, ka humbur mundësia për zgjedhjen e presidentit për afatet kushtetutese. Presidentja ka vendosur në bazë të kompetencave që i ka. Jemi në autopilot, të gjitha veprimet tashmë janë të obligimeve kushtetuese, një shije e keqe ishte mos pjesëmarrja e LVV me partenrerët e tyre dhe listën serbe. Ne kur nuk jemi pajtuar në opozitë prap kemi përfaqësuar në takim të partive politike, mosardhja e tyre është një lloj fyerje për vendin. Kuriti i janë përgjigjur në takime krerët e partive opozitare një nga një. Mosardhja e tij nuk është në rregull edhe adresimi në gjykatën kushtetuese është një fyerje në vete, ata e dinë afatin kushtetues por kanë bërë hajgare, është gabim.
Në çfarëdo situate duhet të ruajmë një lloj nderi, kjo situatë që ka ardhur është rezultat i tyre, sa i përket datave janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill.









