Sokol Geci është në mesin e lojtarëve shumë premtues për edicionin e ardhshëm në futsallin kosovar.
Në lojën dinamike të futsallit, ku çdo sekondë ka rëndësi dhe çdo lëvizje mund të vendosë fatin e ndeshjes, ai ka treguar se është një lojtar që mund të jetë shumë i përshtatëm dhe kontribues për skuadrën.
Geci shquhet për aftësitë e tij me topin, driblimin, kontrollin dhe organizimin e lojës, duke tërhequr tashmë interesin e disa ekipeve të ndryshme në elitën e futsallit tonë.

Përkushtimi i tij është në nivelin e lartë, si në stërvitje, ashtu edhe në lojë, poashtu ajo që e veçon është sjellja e tij dhe kultura e lartë sportive, pa marrë parasysh situatat e tensionuara dhe rivalizuese, ashtu siç di t’i sjell futsalli.
Këto elemente e bëjnë atë si një lojtar shumë të kërkuar, i cili premton shumë në edicionin që po vjen në futsallin tonë.

The post I veçantë me stilin e tij, Sokol Geci njëri nga lojtarët shumë premtues për edicionin e ardhshëm në futsall appeared first on GazetaBlic.











