45-minutat e para: Arsenali mjaftohet me penalltinë e Saka, “paqe” në Napoli-Eintracht (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në “Fortuna Arena” në Prague, Arsenal është duke udhëhequr 0-1 në transfertë ndaj Slavia Prague.

Në minutën e 30-të, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod prek me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel. Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti për Arsenalin. Bukayo Saka tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë.

SHIKGOLIN

Në sfidën tjetër, në “Diego Armando Maradona”, pjesa e parë mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit u mbyll në barazim pa gola, ku munguan rastet për të dy ekipet.

The post 45-minutat e para: Arsenali mjaftohet me penalltinë e Saka, “paqe” në Napoli-Eintracht (video) appeared first on Telesport.