Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e radhës për javën e 18-të në Serie A. Surpriza e vërtetë pas 45 minutave të para vjen nga stadiumi “Diego Armando Maradona”, aty ku Napoli po mundet 0-2 nga Verona.
Në minutën e 16-të, Martin Frese shënoi një gol shumë të bukur me finte, pas asistit të Cheikh Niasse, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 24-të, Alessandro Buongiorno prek topin me dorë brenda zonës, penallti për Veronën. Gift Orban tregoht i saktë dhe dyfishon shifrat për Veronën. Pjesa e parë mbyllet 0-2.
Në “Renato Dall’Ara”, Ataanta po fiton 0-1 në transfertën ndaj Bologna. Golin vendimtar për pjesën e parë e shënoi Nikola Krstovic në minutën e 36-të, pas asistit fantastik të Charles De Ketelaere.
The post 45′ e para: Verona “trondit” Napolin, Atalanta mjaftohet me një gol ndaj Bologna (video) appeared first on Telesport.










