45′ e para: “Skuqet” Lyon, Nottingham në rrugë të mbarë për përmbysjen. AEK-u i Strakoshës po turpërohet në shtëpi (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e para për sot, të vlefshme për ndeshjet e kthimit në Europa dhe Conference League. Në Europa League, Freiburg është duke udhëhequr 2-1 ndaj Genk, me golat e Vincenzo Grifo në minutën e 19-të, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur në zonë nga një goditje dënimi dhe Igor Matanovic në minutën e 25-të. Belgët ngushtuan shifrat në minutën e 39-të me Matte Smets, pas asistit të talentit grekt, Konstantinos Karetsas. Ndeshja e parë ka përfunduar 0-1 për belgët.

Në dy ndeshjet e tjera, Lyon pa barazon pa gola në shtëpi ndaj Celta Vigo. Francezët janë me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Moussa Niakhate, për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1.

Midtjylland-Nottingham Forest, është mbyllur 0-1 për anglezët pas golit me kokë të Nicolas Dominguez në minutën e 41-të. Ndeshja e parë është mbyllur 0-1 në favorin e danezëve.

Në Conference League, në Athinë, AEK-u ku luan Thomas Strakosha është duke u mundur 0-2 nga sllovenët e Celje. Ndeshja e parë ka përfunduar 4-0 në favorin e grekëve.

Një tjetër AEK, por ai i Larnaca në Qipro është duke u mundur po ashtu 0-1 nga Crystal Palace. Anglezët gjetën avantazhin me golin e Ismaila Sarr në minutën e 13-të. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola.

Në dy ndeshjet e tjera mungoi goli, Mainz-Sigma 0-0. Po ashtu edhe takimi i parë është mbyllur 0-0. Rakow-Fiorentina, 0-0. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për klubin vjollcë.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: “Skuqet” Lyon, Nottingham në rrugë të mbarë për përmbysjen. AEK-u i Strakoshës po turpërohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.