45′ e para: “Paqe” në “Bernabeu”. Kapiteni mban ende në lojë Juventusin. Monaco surprizon PSG-në (video)

Janë mbyllur pjesët e para në tri takimet e fundit për play-offin në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, pjesa e parë mes Real Madridit dhe Benfica është mbyllur në barazim 1-1.

Në minutën e 14-të, pas një aksioni të shpejtë të portugezëve, ishte Rafa Silva që dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht Raul Asencio për pak shënoi gol, por Courtois bëri një super pritje, më pas erdhi goditja e Silva që përfundoi në rrjetë.

Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 16-të me Aurelien Tchouameni. francezi shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Federico Valverde. Kujtojmë që ndeshja e parë në Lisbonë ka përfunduar 0-1 për Real Madridin.

Në “Parc des Princes”, pjesa e parë ms PSG-së dhe Monaco është mbyllur 0-1. Monaco gjeti avantazhin në fund të pjesës së parë me Maghnes Akliouche.  Parizienët kanë fituar në ndeshjen e parë 2-3 në transfertë.

Në “Allianz Stadium”, Juventus po udhëheq 1-0 ndaj Galatasaray, falë penalltisë së shndërruar në gol nga kapiteni Manuel Locatelli në minutën e 37-të, pas një faulli të Lucas Torreira në zonë ndaj Khephren Thuram. Ndeshja e parë në Stamboll është mbyllur 5-2 për ekipin turk.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: “Paqe” në “Bernabeu”. Kapiteni mban ende në lojë Juventusin. Monaco surprizon PSG-në (video) appeared first on Telesport.