45′ e para në EUROPA LEAGUE: Celtic “skuqet”, por befason Bolognan-n. Jadon Sancho gjen golin e parë

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e para për sot në Europa League, të vlefshme për raundin e shtatë, që është i parafundit. Në “Renato Dall’Ara”, Bologna po mposhtet 0-2 nga Celtic, edhe pse skocezët janë me një lojtar më pka që nga minuta e 34-të. Japonezi Reo Hatate mori dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe la fushën e lojës.

Në Stamboll, Fenerbahce po mposhtet 0-1 nga Aston Villa. Golin për anglezët e shënoi Jadon Sancho, i pari për të me fanellën e Aston Villa. Lyon po fiton 0-1 në transfertën ndaj Young Boys, ndërsa Plzen po fiton 1-0 në shtëpi ndaj Porto. Vendasit e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, ndërsa portugezët humbën një penallti.

Në derbin nordik, norvegjezët e Brann po munden 1-2 nga Midtjylland. Feynoord po fiton 1-0 në Rotterdam ndaj Sturm Graz. Cervena Zvezda po fiton 0-1 në transfertë ndaj Malmo. Dy ndeshjet e vetme që u mbyllën pa gola janë ato mes Freiburg-Maccabi Tel Aviv dhe Betis-Paok.

The post 45′ e para në EUROPA LEAGUE: Celtic “skuqet”, por befason Bolognan-n. Jadon Sancho gjen golin e parë appeared first on Telesport.