45′ e para: Mungon goli në “Bernabeu”. Bayern dhe Chelsea “ok”, Liverpool përmbysë shpejt shifrat ndaj Eintracht

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po fiton pastër 3-0 ndaj Club Brugge me golat e Karl Lennart 5′, Harry Kane 14′ dhe Luis Diaz 34′.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea udhëheq 4-1 ndaj Ajax-it. Holandezët e nisën shumë keq takimin, duke mbetur me 10 lojtarë në fushë që në minutën e 17-të. Kenneth Taylor u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes kafëshrore ndaj Facundo Buonanotte.

Një minutë më pas Marc Guiu dërgon topin me rrjetë pas asistit me kokë nga Wesley Fofana. Në minutën e 26-të, Moises Caicedo dyfishon shifrat me një gol të bukur nga distanca.

Në minutën e 33-të, Wout Weghorst ngushton shifrat për holandezët nga pika e bardhë e penalltisë, pas pengimit brenda zonës të Raul Moro. Në minutën e 45-të, Enzo Fernandez shënon golin e tretë për “Blutë” nga penalltia. Në minutën e fundit shtesë, Estevao shënon golin e katërt, sërish nga 11-metrat.

Në Frankfurt, Liverpool është duke fituar 1-3, edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Kristensen 26′. Liverpool përmbysë shifrat për 4 minuta. Hugo Ekitike barazoi shifrat në minutën e 34-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Andy Robertson.

Në minutën e 38-të, Virgil van Dijk shënon me kokë pas krosimit nga këndi nga Cody Gapko. Në fund të pjesës së parë, Konate shënon golin e tretë.

Marseille është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Sporting Lisbon. Në tre sfidat e tjera, përfshi Real Madrid-Juventus, mungon goli. Edhe në Atalanta-Slavia dhe Monaco-Tottenham.

The post 45′ e para: Mungon goli në “Bernabeu”. Bayern dhe Chelsea “ok”, Liverpool përmbysë shpejt shifrat ndaj Eintracht appeared first on Telesport.