45′ e para: Leverkusen befason Bayernin, Nicolas Jackson e lë mendja. Dortmund bën detyrën (video)

Bayer Leverkusen-Bayern Munich, supersfida e javës së 26-të në Bundesligë është mbyllur 1-0 për “Aspirinat”, për pjesën e parë. Të zotët e shtëpisë gjetën golin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Luis Diaz në mesin e fushës dhe aksionit të shpejtë të “Aspirinave” që nisi nga këmbët e Culbreath, i cili pason për Patrick Schik, ky i fundit asiston për Alex Garcia-n, spanjolli dërgon topin në rrjetën e Sven Ulreich.

Bayern e mbyll pjesën e parë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Nicolas Jackson. Sulmuesi senegalez u ndëshkua pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Martin Terrier. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Leverkusen. SHIKOKARTONINEKUQTEJACKSON

Në “Signal Iduna Park”, Dortmund po udhëheq 1-0 ndaj Augsburg, me golin e Karim Adeyemi në minutën e 12-të, pas asistit të Maximilian Beier.

Në dy ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt-Heidenheim dhe Hoffenheim-Wolfsburg, mungoi goli dhe pjesët e para janë mbyllur në barazim të bardhë.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Leverkusen befason Bayernin, Nicolas Jackson e lë mendja. Dortmund bën detyrën (video) appeared first on Telesport.