45′ e para: Leipzig befason Bayernin, Arsenal “paqe” ndaj Nottingham (video)

Në “Red Bull Arena”, Leipzig po udhëheq 1-0 ndaj Bayern Munich, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të në Bundesligë. Romulo Cardoso kaloi në avantazh vendasit pas një aksioni të bukur dhe asistit të David Raum.

Bavarezët e drejtuar nga Vincent Kompany vijnë pas një ecurie super pozitive në Bundesligë dhe janë të qetë në krye me diferencë pikësh nga ndjekësit. Ata kanë edhe 45 minuta të tjera në dispozicion për të shmangur humbjen. SHIHGOLIN

Ndërkohë në Premier League, në “City Ground”, pjesa e parë mes Nottingham Forest dhe Arsenal është mbyllur në barazim pa gola, e vlefshme për javën e 22-të në Premier League. Një pjesë e parë disi e zbehtë dhe pa shumë raste konkrete.

Pas humbjes së rivalit direkt, Manchester City në derbin ndaj Manchester United, në rast fitoreje sot, Arsenal do të ketë mundësinë ideale për t’u shkëputur në renditje.

The post 45′ e para: Leipzig befason Bayernin, Arsenal “paqe” ndaj Nottingham (video) appeared first on Telesport.