Përveç Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, po luhen edhe ndeshjet e tjera të play-offit për zonën e Europës. Në “Bergamo”, pjesa e parë mes Italisë dhe Irlandës së Veriut është mbyllur në barazim pa gola.
Në Pragë, Irlanda po fiton 1-2 ndaj Rep. Çeke, falë penalltisë së shndërruar në gol të Troy Parrott dhe autogolit të Kovar. Për vendasit ngushtoi shifrat Patrik Schick nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fushën asnjanëse në Valencia, Suedia po udhëheq 0-1 ndaj Ukrainës, falë golit të Viktor Gyokeres. Danimarkë-Maqedoni dhe Uells-Bosnje, janë mbyllur 0-0.
The post 45′ e para: Italia vuan në Bergamo, Suedia mjaftohet me golin e Gyokeres. Irlanda në avantazh në Pragë appeared first on Telesport.










