45′ e para: Gabriel Jesus i pandalshëm ndaj Interit, Mbappe nuk fal as ndaj ish-ekipit të tij (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për raundin e shtatë, të parafundit për këtë fazë.

Në supersfidën e kësaj jave, në “San Siro”, pjesa e parë në Inter-Arsenal është mbyllur 1-2. “Topçinjtë” gjetën të parët avantazhin që në minutën e 10-të. Pas një aksioni model, goditja e Jurrien Timber devijohet nga Gabriel Jeus dhe përfundon në portën e Yann Sommer. Petar Sucic barazoi shifrat për zikaltrit në minutën e 18-të me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 31-të, pas një goditjej këndi nga Bukayo Saka, Leandro Trossard asiston me kokë, Gabriel Jesus mposht me kokë Sommer, për herë të dytë.

Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po fiton 2-0 ndaj Monaco. Francezët u ndëshkuan nga ish-sulmuesi i tyre, Kylian Mbappe, që në minutën e 5-të, i cili shënoi pas asistit të Federico Valverde. Mbappe kërkoi “ndjesë” tifozëve të Monaco të pranishëm në stadium, për golin e tij. Në minutën e 26-të, një aksion model i madrilenëve, Arda Guler pason për Vinicius Junior, braziliani për Mbappe, francezi shënon golin e dytë personal dhe të dytin të takimit.

Në Londër, Tottenham po fiton 2-0 ndaj Dortmundit. Për vendasit shënoi Cristian Romero në minutën e 15-të, mbrojtësi u tregua i saktë me një goditje të lehtë brenda zonës. Verdhezinjtë mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 24-të, për shkak të kartonit të kuq të Daniel Svensson, për faull të rëndë ndaj Odobert. Në minutën e 38-të, Dominic Solanke shënoi golin e dytë për londinezët. Sulmuesi shënoi me finte, pas asistit të Odobert.

Në Danimarkë, Napoli po fiton 0-1 ndaj Copenhagen. Për italianët shënoi i zakonshmi Scott McTominay, skocezi u tregua i saktë në goditje me kokë pas një topi të ardhur nga këndi. Vendasit janë me një lojtar më pak, Delaney u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshmë ndaj kundërshtarit.

Në sfidat e tjera, Olympiacos po udhëheq 2-0 ndaj Leverkusen. Mungon goli në dy sfida, Sporting-PSG dhe Villarreal-Ajax.

SHIKGOLAT

The post 45′ e para: Gabriel Jesus i pandalshëm ndaj Interit, Mbappe nuk fal as ndaj ish-ekipit të tij (video) appeared first on Telesport.