Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e sotme për në Champions League, raundi i shtatë, që është edhe i parafundit për këtë fazë. Pjesa e parë mes Slavia Prague dhe Barcelonës është mbyllur 2-2.
Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 10-të me Vasil Kusej, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Barazimi i katalanasve erdhi në minutën e 35-të, Fermin Lopez gjeti rrjetën pas asistit të Frenkie de Jong. Në minutën e 42-të, ishte sërish Fermin Lopez që gjeti golin me një goditje qëndrore nga distanca, duke kaluar Barcelonën në avantazh 1-2. Në minutën e 44-të, Robert Lewandowski ngatërron shenjëstër dhe shënon me kokë në portën e tij, pas një topi të arhdur nga goditja e këndit.
Në Bergamo, Atalanta po kryeson 1-0 ndaj Athletic Bilbao, pas golit me kokë të Gianluca Scamacca në minutën e 16-të. Newcastle po kryeson 2-0 ndaj PSV, falë golave të Wissa në minutën e 8-të dhe Antony Gordon në minutën e 30-të. Në Velodrome, Liverpool e mbylli pjesën e parë në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Olimpique Marseille, pas golit të Dominik Szoboszlai nga goditja e dëndimit në shtesë.
Ndërkohë, në sfidat e tjera Bayern Munich-Royale Union SG, Chelsea-Pafos dhe Juventus-Benfica, mungoi goli.
The post 45′ e para: Fermin Lopez nuk mjafton, Lewandowski shënon në portën e gabuar. “Heshtje” për Bayern, Chelsea dhe Juventus (video) appeared first on Telesport.










