Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Bernabeu”, pjesa e parë mes Real Madridit dhe Man. City është mbyllur 1-2 për “Qytetarët”. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Në mintuën e 28-të, madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo-n, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje të bukur në krahun e djathtë të sulmit. City barazoi shifrat 1-1 në minutën e 35-të, pas një goditjes këndit, Josko Gvardiol godet me kokë, Thibaut Courtois nuk e kontrollon mirë topin dhe Nico O’Reilly që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, e shtyn atë në rrjetë. Në minutën e 43-të, Manchester City gjen golin e dytë, Erling Haaland shënon nga penalltia, e fituar nga vetë norvegjezi pas një kontakti në zonë me Antonio Rudiger.
Në Brugge, Arsenal është duke udhëhequr 0-1 ndaj Club Brugge, falë golit të bukur të Noni Madueke në minutën e 25-të, i cili pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.
Në “BayArena”, Leverkusen është duke fituar 1-0 ndaj Newcastle, falë autogolit të Bruno Guimaraes, pas një goditje këndi ëpr gjermanët. Në “Signal Iduna Park”, Dortmund është duke barazuar 1-1 ndaj Bodo/Glimt. Julian Brandt shënoi për verdhezinjtë në minutën e 18-të, Aleesami barazoi për norvegjezët në minutën e 42-të.
Benfica është duke fituar 1-0 ndaj Napolit, falë golit të Richard Rios. Mungoi goli në dy sfidat e tjera, Bilbao-PSG dhe Juventus-Pafos.
The post 45′ e para: City “spektakël” në Bernabeu, Arsenal mjaftohet me “perlën” e Madueke. Mungon goli në Torino dhe “San Mames” (video) appeared first on Telesport.











