45′ e para: Chelsea befasohet nga Qarabag, mungon goli në sfidën tjetër (video)

Kanë përfunduar 45-minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Baku, pjesa e parë mes Qarabag dhe Chelsea është mbyllur 2-1 për vendasit, të cilët mund të konsiderohen si surpzia më e madhe e këtij sezoni deri tani.

Londinezët gjetën të parët golin në minutën e 16-të, pas një kombinimi të bukur mes dy brazilianëve, Andrey Santos dhe Estevao, ky i fundit pas një veprimi të bukur brenda në zonë, dërgon topin në rrjetë.

Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur, Camilo Duran godet shtyllën, e cila i mohoi një supergol, por Leandro Andrade gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të gjetur rrjetën.

Në minutën e 39-të, Marko Jankovic shënoi golin e dytë për Qarabag, nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Jorrel Hato brenda zonës.

Në ndeshjen tjetër në Limassol, pjesa e parë mes Pafos dhe Villarreal është mbyllur në barazim pa gola.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Chelsea befasohet nga Qarabag, mungon goli në sfidën tjetër (video) appeared first on Telesport.