Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e radhës në Premier League të vlefshme për javën e 30-të. Në “Stmaford Bridge”, Chelsea është duke u mundur 0-1 nga Newcastle. “Qymyrxhinjtë” gjetën golin që në minutën e 8-të, ku pas një topi të gjatë të Livramento nga mbrojtja për Willock, ky i fundit asiston për Antony Gordon, i cili dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për miqtë. SHIKOGOLIN
Në “Emirates”, pjesa e parë mes Arsenalit dhe Everton është mbyllur në barazim të bardhë, 0-0. Everton pati të paktën trei raste të mira për të gjetur golin, por në një prej tyre goditja e Dwight McNeil ndalet nga shtylla e majtë.
Përveç faktit që nuk gjeti golin, Arsenali mori edhe një tjetër lajm të keq siç ishte dëmtimi i Jurrien Timber, në vned të tij u fut Cristhian Mosquera. Në pamje të parë, dëmtimi i mbrojtësi holandez dukej serioz, në vijim pritet të mësohet sa do të mungojë.
The post 45′ e para: Chelsea befasohet nga Newcastle në “Stamford Bridge”. Mungon goli në “Emirates” (video) appeared first on Telesport.










