Kanë përfunduar pjesët e para në katër nga ndeshjet e javës së 19-të në Premier League. Armando Broja e ka nisur si titullar sonte, por Burnley e nisi shumë keq takimin ndaj Newcastle, ku “Qymyrxhinjtë” shënuan dy gola në pesë minuta me Joelinton 2′ dhe Yoane Wissa 7′.
Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 22-të, ku një top në zonë për Brojën, po shqiptari nuk godet dot drejt portës dhe topi i prekur prej tij përfundon në këmbët e Josh Laurent, i cili e dërgon në rrjetë me një goditje të bukur.
Spektakël në “Stamford Bridge”, aty ku Chelsea po barazon 2-2 ndaj Bournemouth. Për “Blutë” shënuan Cole Palmer nga penalltia në minutën e 15-të dhe Enzo Fernandez 23-të, për miqtë shënuan David Brooks 6′ dhe Justin Kluivert 27′.
Në dy sfidat e tjera, Nottingahm Forest po mundet në shtëpi 0-1 nga Everton, ndërsa West Ham-Brighton, pjesa e parë është mbyllur 2-1.
The post 45′ e para: Broja asist, spektakël golash në “Stamford Bridge” (video) appeared first on Telesport.










