45′ e para: Bayern “leksione” PSG-së. Mungon goli në “Anfield”, por ka pretendime për dy penallti të padhëna

Janë mbyllur 45-minutat e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në Paris, Bayern është duke udhëhequr 0-2, pas një pjese të parë fantastike. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Në minutën e 32-të ishte sërish Luis Diaz që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një gafë e Marquinhos, që humbi topin në mënyrë të habitshme dhe i dha mundësinë e artë kolumbianit të dyfishonte shifrat.

Në “Anfield”, pjesa e parë mes Liverpool dhe Real Madridit është mbyllur 0-0. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Në “Allianz Stadium”, Juventus po barazon 1-1 ndaj Sporting Lisbon. Portugezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, ishte Maximiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Barazimi i bardhezinjve erdhi në minutën e 34-të, Dusan Vlahovic gjeti golin, pas asistit të Thuram. Në sfidat e tjera, Atletico Madrid po fiton 1-0 ndja Royale Union SG, me golin e Julian Alvarez 39′. Tottenham po fiton 1-0 ndaj Copenhagen me golin e Brennan Johnson. Bodo/Glimt-Monaco, 0-1.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Bayern “leksione” PSG-së. Mungon goli në “Anfield”, por ka pretendime për dy penallti të padhëna appeared first on Telesport.