Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot për në Champions League. Në Amsterdam, Ajax është duke u mundur 0-1 nga Benfica. Për portugezët shënoi Samuel Dahl që në minutën e 6-të me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
Kjo është paraqitja më zhgënjyese që Ajax ka bërë në pjesëmarrjet e saj në historinë e Champions League. Deri tani holandezët kanë pësuar 4 humbje në 4 ndeshjet e para dhe po shkojnë drejt humbjes së pestë.
Në sfidën tjetër në Stamboll, mungoi goli në Galatasaray-Royale Union SG. Turqit vijnë pas 3 fitoreve rresht në këtë kompeticion, belgët pas tre humbjeve rresht.
The post 45′ e para: Ajax kurrë më parë kaq keq, mungon goli në Stamboll (video) appeared first on Telesport.











