Shumë njerëz të thjeshtë i bënë nderimet e fundit Atit të Shenjtë përkrah krerëve të shteteve nga e gjithë bota.
Mbi 400 mijë njerëz ndoqën funeralin e Papës Françeskut në Romë, në sheshin Shën Pjetri dhe përgjatë rrugës që e çoi arkivolin në Santa Maria Maggiore me makinë.
Shumë njerëz të thjeshtë i bënë nderimet e fundit Atit të Shenjtë përkrah krerëve të shteteve nga e gjithë bota: nga Trump te Zelensky, Starmer e Macron. 160 delegacione ishin të pranishëm në funeral.
Kardinali Giovanni Battista Re, një nga figurat më të larta në Kishën Katolike, drejtoi ceremoninë e thjeshtuar, në një seri ritualesh himnesh fetare, një predikim emocional dhe një lamtumire të fundit për Papën, i cili ishte Papa i parë i Amerikës Latine.
Arkivoli modest i Françeskut u transportua më pas me makinën e bardhë mbi lumin Tiber për t’u varrosur në Bazilikën e Romës di Santa Maria Maggiore – një bazilikë e ndriçuar që ndodhet në majë të pikës më të lartë në kryeqytetin italian.