40 vjeçari Modric nuk njeh pushim; titullar i padiskutueshëm me Milanin dhe Kroacinë e tij

“Zgjat më shumë”. Ky slogan i “Duracell” duket të jetë shkruar për Luka Modric, i cili në moshën 40 vjeç vazhdon të shkëlqejë në Serie A dhe Europë. Mesfushori kroat, që zbarkoi te Milani këtë verë, pas aventurës së fundit te Real Madrid në Botërorin e Klubeve, ka fituar menjëherë simpatinë e shokëve, trajnerit dhe tifozëve kuqezin. Kjo falë profesionalizmit, përulësisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

Që nga debutimi në “Coppa Italia” kundër Barit, Modric ka luajtur titullar konstant në kampionat, duke kombinuar klasin dhe ekuilibrin. Statistikat flasin qartë: 74 minuta ndaj Cremonese, pastaj gjithmonë mbi një orë deri në 90 minuta kundër Napolit dhe Juventusit. Edhe me Kroacinë, ai mbetet qendra e lojës, me 100 minuta të luajtura dhe performancë lidershipi kundër Çekisë.

Gjatë këtij sezoni ka shënuar një gol vendimtar ndaj Bologna dhe dha asist për Loftus-Cheek, por ndikimi i tij shkon përtej statistikave: i dyti në Serie A për topa të fituar (35) dhe i pari për pasime të suksesshme (404). Modric është simbol i energjisë së pakufizuar, një “bateri” që rikarikohet ndeshje pas ndeshjeje.

The post 40 vjeçari Modric nuk njeh pushim; titullar i padiskutueshëm me Milanin dhe Kroacinë e tij appeared first on Telesport.