Në moshën 40-vjeçare dhe pas më shumë se dy dekadash karrierë, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë çdo rekord. Të hënën, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Hungarisë, ylli portugez shënoi 2 gola, duke arritur 41 gola në eliminatoret e Botërorit dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori i kësaj faze, duke kaluar Carlos “Pescadito” Ruiz (39 gola). Golat erdhën në minutat 22 dhe 45+3, duke dëshmuar se vendosmëria e tij mbetet e paprekur nga vitet.
Me këtë arritje të re, CR7 arrin rekordin e tij të shtatë të madh si golashënues në nivel absolut. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit profesionist me 948 gola; golashënuesi më i mirë i kombëtareve me 143 gola, golashënuesi më i mirë i Champions League me 140 gola; golashënuesi më i mirë i Real Madridit me 450 gola; golashënuesi më i mirë i Kampionatit Europian me 14 gola dhe tani, për më tepër, golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Botërorit me 41 gola.
Portugalia kryeson grupin me 10 pikë, 5 më shumë se Hungaria, ndaj kualifikimi duket formalitet. Pas kritikave për një penallti të humbur, Ronaldo u përgjigj me gola dhe lidership: “Për mua, përfaqësimi i kombëtares do të thotë shumë. Jam krenar për këtë arritje unike me Portugalinë. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan! Shihemi në nëntor për ta mbyllur kualifikimin”.
The post 40-vjeçar, por nuk njeh limite. Ronaldo shtoi rekordin e tij të shtatë të të gjitha kohërave appeared first on Telesport.