4 pikë larg Barcelonës, krizë e re te Reali dhe britma “Florentino, jep dorëheqje”!

Real Madridi futet sërish në krizë. Një tjetër humbje, këtë herë ndaj Getafe, që i shtohet asaj kundër Osasuna, çka i lë të bardhët 4 pikë pas Barcelonës, pasi vetëm një javë më parë zbritën në “El Sadar” si kryesues. Gëzimi për Real Madridin e Arbeloa zgjati pak. Ndeshja u mbyll në kaos; publiku nisi të largohej nga minuta e 85-të, ndërsa skuadra nuk arriti ta përmbyste supergolin e Satriano.

Ekipi u përcoll me fishkëllima dhe me thirrje “Florentino jep dorëheqje”. Në sfidën me Celta Vigo do të mungojnë Huijsen (pezullim), Mastantuono (karton i kuq pas gjestit ndaj Muñiz Ruiz), Carreras (pezullim) dhe Militao. Edhe Vinicius u ndëshkua me të verdhë. Arbeloa shpreson të rikuperojë Asencio.

La Liga rrezikohet, me një “El Clásico” më 10 maj në “Camp Nou” që mund të vlejë pak nëse Reali nuk reagon. Ndërkohë afrohet dueli i Champions-it ndaj Manchester City, me dyshime dhe pa Mbappé. “Në Madrid askush nuk dorëzohet kurrë”, – tha Arbeloa.

The post 4 pikë larg Barcelonës, krizë e re te Reali dhe britma “Florentino, jep dorëheqje”! appeared first on Telesport.