Në prag të ndeshjes së La Liga-s kundër Athletic Bilbao, trajneri Flick analizoi momentin e ekipit të tij pas lodhjes nga kupa dhe para një kalendari shumë të ngarkuar. Gjermani lavdëroi kundërshtarin, por theksoi besimin te katalanasit që drejton: “Athletic është një ekip fantastik, një nga më të mirët. Luajmë jashtë dhe e dimë që në shtëpi, ata janë edhe më të fortë. Edhe ne jemi mirë, atmosfera është shumë pozitive dhe intensiteti në stërvitje mjaft i lartë”.
Barcelona do të luajë 4 ndeshje në 12 ditë me vetëm 14 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion: “Është normale kur luan kaq shpesh. Duhet t’i menaxhojmë minutat, por kemi edhe djem nga ‘La Masia’ me shumë cilësi. Në të kaluarën kanë dhënë përgjigje shumë të mira, edhe kësaj here dikush mund të ketë hapësirë”.
Për Robert Lewandowski: “Kemi edhe disa javë për të vendosur. Jam shumë i kënaqur me të, është lojtar fantastik që shënon gjithmonë 20-30 gola në sezon”. Për dëmtimet: “Nuk jam i kënaqur, por përgjegjësia është e imja. Gavi do të udhëtojë, Pedri është rikuperuar, por do të menaxhohet”.
The post 4 ndeshje në 12 ditë, vetëm 14 lojtarë në dispozicion. Flick: Përgjegjësia për dëmtimet është e imja appeared first on Telesport.









