4 gola të shënuar, por nuk ka fitues. Bayern ngec në transfertë (video)

Bayern Munich nuk shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 në transfertën ndaj Hamburger SV, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Bundesligë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-të, Fabio Vieira shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Joshua Kimmich ndaj Remberg. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 42-të, ku një top i Serge Gnabry brenda në zonë, nuk shtyhet dot në rrjetë nga Joshua Kimmich, por topi përfundon në këmbët e Haary Kane, i cili nuk mund të gabonte nga ajo distancë dhe barazon shifrat 1-1.

Bayern e nis mjaft mirë pjesën e dytë duke gjetur golin që në minutën e parë me Luis Diaz, pas asistit të të zakonshmit Michael Olise. Reagimi vendasve ishte i shpejtë duke barazuar shifrat me Vuskovic, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë, duke u treguar më i zoti se mbrojtja e bavarezëve.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 2-2. Bayern Munich kryeson renditjen me 51 pikë, Hamburger SV mbetet në vendin e 13-të.

SHIKOGOLAT

The post 4 gola të shënuar, por nuk ka fitues. Bayern ngec në transfertë (video) appeared first on Telesport.