4 gola të shënuar në sfidën për vendin e dytë në Bundesligë, Leipzig “rivali” kryesor i Bayern

Leipzig ka fituar 3-1 ndaj Stuttgart në sfidën e luajtur në “Red Bull Arena”, e vlefshme për javën e 9-të të Bundesligë. Leipzig gjeti avantazhin falë autogolit të Chabot në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera me Yan Diomande 53′ dhe Romulo Cardoso 90+1.

Golin e vetëm për Stuttgart e shënoi Tiago Tomas në minutën e 65-të. Pas kësaj fitoreje, Leipzig ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, dy pikë më pak se Bayern Munich, vetëm se bavarezët luajnë pak më vonë ndaj Bayer Leverkusen. Leipzig i drejtuar nga Ole Werner, ka vetëm 1 humbje, 6-0 ndaj Bayern dhe barazim 1-1 ndaj Dortmundit, më pas 7 fitore.

Ndërsa Stuttgart mban vendin e katërt me 18 pikë, Dortmund që fitoi mbrëmë 0-1 në transfertë ndaj Augsburg, mban vendin e tretë me 20 pikë.

The post 4 gola të shënuar në sfidën për vendin e dytë në Bundesligë, Leipzig “rivali” kryesor i Bayern appeared first on Telesport.