4-2-3-1 dhe risi të tjera; ja si do të luante Juventusi me Spalletti në pankinë

Luciano Spalletti shihet si pika e sigurisë për Juventusin në një moment pasigurie. Pas përvojave me Romën, Interin dhe Napolin, me të cilin fitoi titullin dy vite më parë, tekniku nga Certaldo synon të ringjallë sezonin bardhezi dhe të arrijë objektivin minimal; “play off”-et e Champions-it.

Spalletti do ta vendoste Juventusin në fushë me një 4-2-3-1, për të shfrytëzuar më mirë cilësitë individuale. Mbrojtja do të kalonte nga tre në katër, me Kalulu në të djathtë, Cambiaso në të majtë dhe Kelly-Gatti në qendër.

Në mesfushë do të luanin Thuram dhe Koopmeiners, ndërsa Locatelli duket në balotazh me holandezin, me dëshirën për t’u rilidhur me trajnerin pas mosmarrëveshjeve në kombëtare. Përpara tyre, McKennie nga e majta, Conceiçao nga e djathta, Yildiz pas sulmuesit, ndërsa roli i qendërsulmuesit do të ndahej mes Openda dhe Vlahovic, me të fundit në dyshim vetëm për arsye merkatoje.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "Jeep VLAHOVIC Jeep BT MCKENNIE A Jeep ទាតម់តលល YILDIZ CONCEIÇÃO ÃO Jeep Jeep THURAM 日標事院 KOOPMEINERS Jeep 安 កះ CAMBIASO Jeep カ Jeep KELLY GATTI KALULU A ELAM j Jeep Dethot HAVO DI GREGORIO LE E EAMHI"

The post 4-2-3-1 dhe risi të tjera; ja si do të luante Juventusi me Spalletti në pankinë appeared first on Telesport.