CR7 shënoi golin e 943-të në karrierë, duke realizuar me saktësi penalltinë në ndeshjen kundër Hungarisë. Ylli portugez thelloi rekordin e tij historik në kualifikueset e Botërorit, duke arritur kuotën e 39 golave, shifër që nuk e ka arritur asnjë futbollist tjetër në këtë kompeticion.
Me këtë numër golash ai ka barazuar Carlos Ruiz, ish-sulmuesin e Guatemalës, i cili shënoi po 39 gola në kualifikueset e Botërorit, mes viteve 2000 dhe 2015. Sulmuesi 40-vjeçar vazhdon të vendosë rekorde madhështore në arenën ndërkombëtare, duke forcuar statusin e tij si golashënuesi më i madh në historinë e futbollit.
Pavarësisht moshës, Cristiano Ronaldo mbetet një element kyç për sukseset e Portugalisë, duke ofruar gola dhe lidership të padiskutueshëm në fushë.
The post 39 gola në kualifikueset e Botërorit. CR7, gjithnjë e më shumë legjendë globale futbolli appeared first on Telesport.