37 herë “kundër” Real Madridit, çfarë rekordi absolut i VAR-it në La Liga!

VAR-i ka lënë gjurmë të thella në La Liga. Sipas statistikave, Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga “video assistant referee”, plot 37 të tillë. Një makth i vërtetë.

Pas “Los Blancos” renditen: Villarreal me 20 gola, Sevilla me 19 gola dhe Atlético Madridi me 18 gola të anuluar nga VAR-i. Në listë gjenden gjithashtu Celta (17), Real Sociedad (16) dhe Barcelona, Espanyol e Valencia me nga 14 gola të anuluar.

Ky bilanc tregon jo vetëm ndikimin e teknologjisë në futbollin modern, por edhe faktin se klubet më të mëdha shpesh janë më të ekspozuara ndaj situatave vendimtare, që rishihen me VAR.

The post 37 herë “kundër” Real Madridit, çfarë rekordi absolut i VAR-it në La Liga! appeared first on Telesport.