37 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

15 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Përgjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1921 gjoba trafiku, dhe 16 persona janë arrestuar prej të cilëve 9 ka dërguar në mbajtje.