350 milionë euro, gati oferta marramendëse nga Arabia për yllin francez

Liga Profesionale Saudite thuhet se është e përgatitur të paguajë një shumë rekord prej 350 milionë eurosh për Kylian Mbappe dhe t’i ofrojë atij një kontratë si ajo e Cristiano Ronaldo-s.

Fituesi i Kupës së Botës, Mbappe, është shfaqur si një objektiv kryesor për ekipet në Lindjen e Mesme, pasi ata nuk arritën të bindnin kolegun e tij Vinicius Junior të largohej nga Santiago Bernabeu.

U pretendua se një shumë prej 300 milionë eurosh për brazilianin, me një kontratë prej 1 miliard eurosh.

Marrëveshja nuk u arrit, por Liga Profesionale Saudite mbetet në merkato për “lojtarë të profilit të lartë që mund të rrisin imazhin global të ligës”.

Sipas Defensa Central, një ofertë prej 350 milionë eurosh është përgatitur për Mbappe.

Francezit do t’i jepen kushte që “përputhen ose janë shumë të afërta me ato të Ronaldos”.

The post 350 milionë euro, gati oferta marramendëse nga Arabia për yllin francez appeared first on Telesport.