35 vjet nga rënia heroike e Bajram Bahtirit
Sot u mbushën 35 vjet nga rënia e militantit të Frontit Nacional-Çlirimtar, Dëshmorit Bajram Hajrush Bahtiri.
Rënia e Dëshmorit të Kombit, Bajram Hajrush Bahtiri – Besniku, në Kodrën e Trimave, me 8 shkurt 1984, ende pa u mbushur një muaj i plotë nga rënia heroike e Dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, pati ndikim të madh në popull.
Kjo rënie heroike, përkundër dhembjes që përvëloi zemrat e dy prindërve, nënë Nailës dhe babë Hajrushit, motrave, vëllezërve, shokëve dhe popullit liridashës, në përgjithësi, ndikoi edhe në ngritjen e frymëzimit dhe të përforcimit të bindjes, se çlirimi i trojeve të cilat dergjeshin nën thundrën e okupuesve serbomëdhenj si dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar, nuk mund të arrihet, pa grykët e armëve në duart e çlirimtarëve.