Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Express se 35-vjeçare e cila tentoi të hidhej nga kati i gjashtë në Ferizaj ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar urgjentisht në QKUK.
Zëdhënsi i policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Sot ka ndodhë rasti rreth orës 15:30 nga një objekt banimi në Ferizaj nga gati i gjashtë për shkaqe ende të panjohura ka ra një person i gjinisë femërore”, deklaroi Gashi.
Tutje, ai ka bërë të ditur se me urgjencë e kanë dërguar 35-vjecaren në Spital të Ferizajt, teksa pastaj është përcjellë për QKUK.
Për momentin nuk dihen shkaqet, ndërkaq, po punohet për të zbardhë rastin.