32 vjeçari që ndërroi jetë në Pejë, ishte i prekur me sëmundjen ‘skleroza multiple’

Një 32 vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ai kishte diagnozë të Covid-19, por që kishte kryer testin por ende nuk ka dalë rezultati i tij, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, ka thënë për Klan Kosovën se viktima ishte prekur me një sëmundje auto-imune e cila quhet skleroza multiple.

Ai deklaroi se kjo lloj sëmundje e zvogëlon imunitetin dhe se i mjafton vetëm një virus që ta sulmojë për ta rënduar gjendjen.

Dreshaj theksoi se të ndjerin e kishin hospitalizuar para dy dite dhe se i kishte të gjitha simptomat e Covid-19.

Related Posts