Ishte një mbrëmje e hidhur për Rodrygo, i cili u rikthye te goli me Real Madrid pas një periudhe të gjatë pa gola, prej plot 32 ndeshjesh. Gjithsesi, kjo nuk e ndihmoi ekipin e tij të shmangte një tjetër humbje (1-2 ndaj Manchester City në Champions League).
Kur shënoi, braziliani shkoi të përqafonte trajnerin e tij Xabi Alonso. Ai e shpjegoi vendimin e tij pas ndeshjes: “Është një kohë e vështirë edhe për të. Gjërat nuk po shkojnë mirë. Duhet t’u tregojmë njerëzve se jemi në anën e trajnerit tonë. Po thuhet shumë. Na duhet ky unitet për të ecur përpara“.
Më tej, duke folur për ndeshjen, Rodrygo shtoi: “Dolëm shumë të frustruar. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, në minutat e para. Shënuam një gol, por nuk mjaftoi. Duhet të përmirësohemi.”
“E dimë që këto ndeshje gjithmonë vendosen nga detajet. Kjo është ajo që ndodhi dje. Ne stërvitemi shumë për këto gjëra, por pastaj ndodh në ndeshje“, shtoi Rodrygo.
“Kisha shumë nevojë për këtë gol. Gjithmonë përpiqem të shënoj dhe të ndihmoj. Këto gjëra ndodhin. Duhet të vazhdoj stërvitjen dhe të qëndroj i përqendruar. Shpresoj që sot, me këtë gol, të kthehem në formën time më të mirë”, tha Rodrygo
“Fishkëllimat në Bernabeu? Është normale. Është një klub dhe tifozë kërkues. Është e drejtë. Duhet ta pranojmë“, përfundoi braziliani.
The post 32 ndeshje pa shënuar, Rodrygo: Kisha shumë nevojë për golin, Alonso ka nevojë për mbështetje appeared first on Telesport.











