Organizata bamirëse me seli në Mbretërinë e Bashkuar, Ndihma Mjekësore për Palestinezët (MAP), duke cituar departamentin e urgjencës në Spitalin Nasser, thotë se viktima masive vazhdojnë të mbërrijnë në Kompleksin Mjekësor Nasser.
Thuhet se në incident ku “forcat izraelite hapën zjarr ndaj civilëve të mbledhur për të marrë ndihmë humanitare”, 79 persona u plagosën dhe 23 të tjerë u vranë, “kryesisht të goditur nga të shtënat me armë zjarri”.
Më parë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se 31 persona u vranë këtë mëngjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Ndërkohë, jashtë Gazës, ministrat e jashtëm të katër vendeve arabe, të cilët kishin planifikuar një vizitë historike në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë fundjavë, e kanë dënuar Izraelin për bllokimin e udhëtimit.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, tha se vendimi i Izraelit tregon “ekstremizëm dhe refuzim të paqes”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Një zyrtar izraelit tha se takimi i synuar kishte për qëllim të diskutonte promovimin e një shteti palestinez, diçka që qeveria aktuale izraelite e refuzon. / Klankosova.tv