300 milionë euro për bizneset e afërta me VV-në, gazetarja Thaçi tregon çka zbuluan hulumtimet

Gazetarja Ardiana Thaçi ka folur në lidhje me ndarjen e 300 milionë euro për bizneset e afërta me Vetëvendosjen.

Sipas një hulumtimi të publikuar në emisionin “Kiks Kosova”, kjo ka të bëjë me kontrata njëburimore, që sipas Thaçit, 2 mijë e 500 të tilla janë dhënë gjatë këtij mandate.

“Fakti ka qenë për shkak të kontratave njëburimore, nëse ne i marrim i krahasojmë janë 2 mijë e 500 kontrata njëburimore që janë dhënë gjatë këtij mandati, 1 mijë e 600 prej tyre i ka duke i hetuar Prokuroria Speciale”.

“Neve Prokuroria veç na ka konfirmuar sot që është e vërtetë që ne kemi shumë kontrata nën hetim, por normalisht që është fazë ende e hershme për të dhënë detaje se çfarë kontrata”, ka thënë Thaçi./Klankosova.tv