Nuk janë Leónidas (Leonidha) dhe 300 luftëtarët e tij, por për “spartanin” Arbeloa vjen një ushtri këtë të martë. “Mbret” i Bavarisë, Vincent Kompany, arriti 300 gola në “sundimin” e tij te Bayern Munich, në një numër ndeshjesh që duket i pabesueshëm. Real Madridi dhe Arbeloa do të përballen në çerekfinale të Champions-it me një makineri golash që lufton deri në fund, si 300 spartanët e Termopileve.
Këtë fundjavë, ndërsa Reali humbi në Mallorca dhe ia “shërbeu” titullin e kampionit Barcelonës, Bayerni i Kompany rikuperoi ndaj Freburg dhe arriti 300 gola në 99 ndeshje, me 154 gola në sezonin e parë dhe 146 gola deri tani, nën drejtimin e trajnerit belg, duke u afruar të thyejë rekordin e sezonit 1971-1972. Harry Kane është ylli i skuadrës, me 89 gola, gati 30% e totalit.
Po të njëjtën ditë, Hansi Flick me Barcelonën arriti 300 gola në 107 ndeshje, duke “blinduar” kreun e kampionatit përpara përballjes së Champions-it ndaj Atletico Madridit. Bayerni duket i pamposhtur dhe Arbeloa ka punë të madhe përpara.
The post 300 golat e Bayernit…; Kompany dhe 300 “luftëtarët” e tij kërcënojnë “spartanin” Arbeloa appeared first on Telesport.










