Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol.
Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.
Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të larta nga dyja skuadrat.
________________________________________________________________________________________________________________________
Ka kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi.
Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0.
Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët.
______________________________________________________________________________________________________________________
Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë.
Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori.
Nga mesi i fushës u nisën djelmoshat e Franco Fodës.
Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0.
LIVE | “Fadil Vokrri” mbushet plot, gjithçka gati për Ëndrrën Amerikane (VIDEO)










