Largimi në mënyrë të befasishme i Xabi Alonso nga drejtimi i Real Madridit dhe emërimi i Alvaro Arbeloa ka trazuar edhe njëherë situatën te klubi madrilen. Alvaro Arbeloa pritet të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit, ndërsa në verë Real Madrid do të ketë trajnerin e ri, përfundimtar.
Mediet spanjolle zbulojnë se në listën e gjatë të Florentino Perez për trajnerin e ri, janë të paktën 3 emra deri tani, dy prej tyre italianë. I pari në listë është Jurgen Klopp, i cili nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pas alrgimit nga Liverpool dhe aktualisht mban postin e rëndësishëm si Shefi Global i Futbollit për Red Bull.
Dy emrat e tjerë që përmenden deri tani është Antonio Conte, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe i sapo shkarkuari nga Chelsea, Enzo Maresca. Megjithatë, deri në verë me siguri lista për trajnerin e ri të Real Madridit do të jetë shumë e gjatë dhe do të ndryshojë shumë herë.
The post 3 trajnerët në listën e Perez për sezonin e ri, dy prej tyre janë italianë appeared first on Telesport.










