Largimi i Xabi Alonso nga drejtimi i Real Madridit ka nxjerrë në pah klimën e tensionuar te klubi madrilen gjatë gjithë kësaj periudhe. Mediet spanjollë bëjnë me dije se marrëdhënia mes disa prej yjeve të ekipit dhe trajneri bask ka qenë shumë e tensionuar, gjë ka ndikuar direkt në alrgimin e këtij të fundit.
I pari dihet që është Vinicius Junior, i cili nuk i ka pasur mirë punët me Xabi Alonso që nga dita e parë e trajnerit spanjoll në krye të klubit madrilen, për shkak të kërkesave taktike dhe zëvendësimeve gjatë ndeshjeve.
I dyti është Federico Valverde. Edhe pse uruguaiani ka treguar gjithmonë profesionalizëm, pakënaqësia e tij për përdorimin e përsëritur si mbrojtës i djathtë në vend të pozicionit të tij natyror në mesfushë, ka ndikuar në krisjen e marrëdhënies me Alonson.
I treti është Jude Bellingham, për të cilin Alonso ka pasur vazhdimisht ankesa jo vetëm për formën e treguar në fushë, por edhe për sjelljen jashtë saj dhe në stërvitje, duke sfiduar vazhdimisht autoritetin e trajnerit bask.
The post 3 titullarët e Real Madridit që ishin kundër Xabi Alonso dhe ndikuan shumë në largimin e tij appeared first on Telesport.










