3 ndeshja pa pësuar gol, Ancelotti ngre “murin” te Brazili: Unë jam italian, mos e harroni këtë…

Kriza e rezultateve dhe e identitetit që rrëzoi Dorival Júnior, Fernando Diniz dhe Ramon Menezes e çoi Brazilin te trajneri i huaj, Carlo Ancelotti. Me të, “Seleçao” ka gjetur stabilitet: 3 ndeshje, 3 porta të paprekura. Debutoi me barazimin 0-0 ndaj Ekuadorit, mundi Paraguajin 1-0 dhe shkatërroi Kilin 3-0.

“Unë jam italian, mos e harroni këtë, – tha me humor italiani. – Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Jam i bindur se kemi mundësinë t’i fitojmë edhe sfidat që vijnë, meqë arritëm ta mbajmë portën të paprekur në këto 3 ndeshje. Kemi një ekip kompakt, që mbron mirë. Futbolli modern është në duart e sulmuesve, nëse ata punojnë fort, ekipi mbron mirë”.

Gabriel Martinelli shtoi: “Ancelotti na kërkon shumë fokusim dhe të japim maksimumin nga minuta e parë”. Casemiro vlerëson ndikimin e italianit: “Me ardhjen e Ancelottit morëm hov, po shkon mirë me tifozët dhe dhomën e zhveshjes”. Gabriel Magalhães përfundon: “Më e rëndësishmja është të mos pësosh gola… Ai është një mjeshtër”.

 

 

The post 3 ndeshja pa pësuar gol, Ancelotti ngre “murin” te Brazili: Unë jam italian, mos e harroni këtë… appeared first on Telesport.