Gjatë muajit gusht pritet të ketë 3 largime të bujshme nga Barcelona, të nevojshme për të regjistruar transferimet e reja si dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme për çështjen e pagave.
“SPORT” raporton se trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco, janë të dy të mendimit se mesfusha është e mbipopulluar dhe largime do jenë pikërisht nga ky repart.
I pari është Marc Casado, i cili kushton 30 milionë euro. Për shkak të konkurrencës dhe yjeve të tjerë që mbulojnë të njëjtin pozicion, do largohet edhe Fermin Lopez. Barcelona pret të përfitojë të paktën 70 milionë euro nga kartoni i tij. Për mesfushorin spanjoll ka interes konkret nga Manchester United dhe PSG.
I fundit në listë për t’u larguar është Andreas Christensen, danezi nuk është në planet e Flick dhe aq më tepër që kontrata e tij skadon pas një viti, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm këtë verë. Barcelona pret të përfitojë nga shitja e tij 10-12 milionë euro.
The post 3 largime të bujshme nga Barcelona gjatë muajit gusht, Flick dhe Deco kanë zgjedhur emrat appeared first on Telesport.