Pjesa e parë në “Ennio Tardini” mes Parmës dhe Milanit është mbyllur 1-2 për kuqezinjtë. Alexis Saelemaekers zhbllokoi rezultatin vetëm pas 12 minutash lojë, belgu shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Saelemaekers bëhet sërish protagonist, pasi fitoi një penallti në minutën e 24-të, për faull brenda zonës. Nga 11-metrat godet Rafael Leao dhe topi përfundon në rrjetë.
Adrian Bernabe ngushton shifrat për Parmën në fund të pjesës së parë, duke rihapur kështu takimin. Mesfushori spanjoll shënoi një gol vërtet të bukur me një goditje klasi brenda zonës.
The post 3 gola në “Ennio Tardini”, Milan e mbyll pjesën e parë në avantazh (video) appeared first on Telesport.








