3 gola dhe dy asiste në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, por Anis Mehmeti vazhdon të injorohet nga Sylvinho (video)

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë me Bristol City në Championship. Mesfushori me tipare sulmuese dha një asist dhe shënoi golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 0-3 në transfertë ndaj Sheffield Wed. (po luhen minutat e fundit të takimit)

Me këtë fitore, Bristol City ngjitet në vendin e tretë dhe është një nga ekipet pretendente për të siguruar në fund të sezonit biletën për në rikthimin në Premier League, pas disa sezonesh.

Në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, Mehmeti ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë dy asiste, duke qenë kështu një nga lojtarët kryesor për Bristol City. Edhe pse ka ruajtur një formë të mirë të vazhdueshme, ai vazhdon të injorohet nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Arsyeja? Këtë e di vetëm Sylvinho…

The post 3 gola dhe dy asiste në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni, por Anis Mehmeti vazhdon të injorohet nga Sylvinho (video) appeared first on Telesport.