3 fitore radhazi në Champions, Chivu: Kam grup fantastik lojtarësh, me hapësira përmirësimi

Cristian Chivu, pas fitores së tretë radhazi në Champions (4-0 ndaj Union St. Gilloise), e shtata në total, duke përfshirë kampionatin, u shpreh i kënaqur me reagimin e Interit: “Kjo skuadër duhej të rifitonte besimin pas zhgënjimit të fundit të sezonit të kaluar. Futbolli ndonjëherë të godet fort, por këta djem kishin nevojë të kuptoheshin dhe të shkundeshin pak. Janë të mirë dhe duan të punojnë fort për një tjetër sezon të madh”.

Trajneri rumun vlerësoi debutimin me gol në Champions të Pio Espositos, duke theksuar rëndësinë e të rinjve: “Të rinjtë e talentuar meritojnë mundësi. Nëse i pret shumë, rrezikon t’i humbasësh. Duhet t’i provosh për të parë nëse kanë karakter dhe kulturë pune”.

Për grupin zikaltër tha: “Është fantastik dhe ka ende hapësira për përmirësim. Pranon çdo ide taktike, lë mënjanë egon dhe punon si ekip. Meritat janë të lojtarëve”. Për ndeshjen ndaj Napolit: “Do ta mendojmë më vonë. Tani dua ta shijoj këtë fitore”.

The post 3 fitore radhazi në Champions, Chivu: Kam grup fantastik lojtarësh, me hapësira përmirësimi appeared first on Telesport.