Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 09:00.
Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 09:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve, raporton Alsat M.
Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë.
Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik.