29-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku në Itali.

Mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonte 29-vjeçari, u përplas me një makinë, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë i riu u përplas me murin rrethues të një prone private dhe automjeti shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur atë./abcnews.al