28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

Një 28 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën në Slloveni si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Slloveni.

Bëhet fjalë për Leunit Kastratin.

“Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e fshati Turjakë.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë raportuar edhe mediat në Slloveni.

Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Pos viktimës, edhe dy persona të tjerë janë lënduar ,shkruan Insajderi.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Shoferi i autocisternës, i cili po udhëtonte në drejtim të Mariborit, ka humbur kontrollin mbi mjetin, është përplasur me barrierën ndarëse të korsive dhe është përmbysur në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas është përplasur edhe një furgon.

Shkaqet se pse drejtuesi i autocisternës humbi kontrollin e mjetit mbeten ende të paqarta.