Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të UÇPMB-së, duke e cilësuar si dëshmi të pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin dhe identitetin e tyre.
Ai u bashkua me komandant Shefket Musliun dhe bashkëluftëtarë të tjerë në “Kullën e Bashkimit”, ku prezencën e tij e bëri të veçantë edhe Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili festonte ditëlindjen.
Haradinaj theksoi se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë vazhdojnë të ruajnë idealin dhe përkushtimin për të drejtat e tyre, dhe se AAK-ja është e angazhuar për mbrojtjen e tyre.










